Tiranë-Basel
Takimi me shoqëruesin e grupit në aeroportin e Tiranës, 2 orë përpara fluturimit, për t’u prezantuar dhe për të kryer procedurat e nisjes. Nisemi me fluturim direkt nga Tirana drejt Aeroportit Basel-Mulhouse-Freiburg. Mbërritja në orën 08:10. Pas procedurave aeroportuale, marrjes së bagazheve dhe grumbullimit të grupit, rreth orës 09:00 nisemi drejt Basel-it. Pas mbërritjes në Basel do të zhvillojmë një shëtitje në qendrën historike të qytetit. Do të vizitojmë Marktplatz, Rathaus, rrugicat karakteristike të Old Town dhe zonën e Mittlere Brücke*, një nga urat më të njohura mbi lumin Rhine. Në vijim do të kemi kohë të lirë për të shijuar atmosferën festive të Basel-it dhe tregjet e Krishtlindjeve, ku sheshet dhe rrugët e qytetit zbukurohen me drita, dekorime dhe stenda tradicionale. Pasdite nisemi drejt Mulhouse, ku ndodhet hoteli ynë. Pas mbërritjes do të bëjmë sistemimin dhe akomodimin Në mbrëmje do të kemi mundësi të shëtisim në qendrën e Mulhouse, Place de la Réunion, zemra e qytetit të vjetër, ku ndodhen disa prej ndërtesave më karakteristike të Mulhouse, përfshirë Ancien Hôtel de Ville dhe Temple Saint-Étienne si dhe do të vazhdojmë me pas vizittën ntë tregun tradicional të Krishtlindjeve, duke shijuar atmosferën festive të qytetit.
Mbrëmje e lirë për të shijuar atmosferën festive.


