Tiranë-Milano
Takimi në aeroportin “Nënë Tereza” me shoqëruesin, 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi Tiranë – Milano Malpensa: 06:05 – 08:10. Pas mbërritjes dhe përfundimit të procedurave aeroportuale, nisemi me autobus drejt Liqenit Como, një prej perlave më të bukura të Italisë. Ndalesa e parë është Como, ku do të vizitojmë qendrën historike, Katedralen dhe shëtitoren buzë liqenit. Më pas, vazhdojmë drejt Tremezzos, për të shijuar pamjet panoramike dhe atmosferën magjepsëse të zonës. Eksperienca vijon me lundrim me traget drejt Bellagios, fshatit piktoresk me rrugica karakteristike, ku do të kemi kohë të lirë për shëtitje dhe drekë. Më pas, një tjetër lundrim na çon në Menaggio, ku do të shijojmë bukurinë e shëtitores buzë liqenit. Pas një dite të mbushur me peizazhe mahnitëse dhe momente të veçanta, nisemi drejt Milanos, ku do të akomodohemi në hotel dhe do të kemi mbrëmjen të lirë.


