Kthehu te të gjitha udhëtimet

Paketa avioni me guide / Austri, Sllovaki

Krishtlindje në Vjenë & Bratisllavë, 4 ditë

Krishtlindjet në dy nga kryeqytetet më të bukura të Europës! Zbuloni Vjenën elegante dhe Bratislavën plot karakter, nën dritat dhe atmosferën festive të dhjetorit.

Vlerësimi Noriva: 5/54 ditë / 3 netNga 499.00 € / pAustri, Sllovaki
Vienna

01 DATË NISJEJE

Përmbledhja

Udhëtimi yt i radhës.Më shumë për të zbuluar.

Vjena perandorake dhe Bratislava historike në një udhëtim që ndërthur arkitekturën madhështore, monumentet ikonike dhe tregjet festive të Krishtlindjeve. Në Vjenë, vizitoni pallatet mbretërore, sheshet elegante dhe monumentet më të njohura të qytetit. Në Bratislavë, eksploroni qytetin e vjetër, kështjellën dhe shëtitoren buzë Danubit.

499.00 ۂmimi fillestar /p
03Net qëndrimi
04Ditë për të zbuluar

Udhëtimi yt, ditë pas dite

Itinerari

Zgjidh një nga ditët për të parë programin.

01

Tirane-Bratisllavë

Takimi 2 orë përpara udhëtimit me shoqëruesin në aeroport. Udhëtimi me avion Tiranë-Bratisllavë. Mbërritja në orën 09:55 në Bratisllavë. Nisja drejt Vjenës dhe fillojme vizitat në monumentet e kryesore, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e qytetit si dhe Hofburg - Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Kohë e lirë për qëndrim në Sheshin St Stephen's Cathedral. Pas vizitës, sistemim dhe fjetje në hotel në Vjenë.

Mirë tëdihet

Përfshihet

  • Akomodimi në hotel
  • Shoqerues shqiptar
  • Bileta avioni vajtje-ardhje
  • Bagazh dore me përmasa deri në 40x30x20cm
  • Mëngjesi

Nuk përfshihet

  • Hyrje në monumente dhe muzeume
  • Gjithçka e papërmendur më siper
  • City tax (sipas tarifave të hotelit)
  • Siguracioni i shëndetit

Bëje sipas dëshirës

Zgjidhudhëtimin tënd.

Zgjidh detajet që të interesojnë. Dërgo kërkesën në WhatsApp dhe ekipi ynë do të konfirmojë disponueshmërinë dhe ofertën përfundimtare.

Këtu nuk kryhet pagesë.
Kjo është kërkesë, jo rezervim i konfirmuar.

Krishtlindje në Vjenë & Bratisllavë, 4 ditë

Nga 499.00 € / p

Po kontrollohen datat e disponueshme...

Të rritur × 2
998.00 €
Totali i parashikuar998.00 €

Bazuar në udhëtarët e zgjedhur. Ekipi ynë konfirmon disponueshmërinë dhe çmimin përfundimtar.

Të dhënat e kontaktit

Pa pagesë online. Ekipi ynë ju kontakton me ofertën e përshtatshme.

Informacione për udhëtimin

Rregullat e udhëtimit

Shiko rregullat për këtë udhëtim para nisjes.

Programi i Udhëtimit

Programi mund të pësojë ndryshime për shkak të:

  • Ndryshimeve në oraret e fluturimeve nga kompania ajrore.
  • Disponueshmërisë së vizitave dhe aktiviteteve opsionale.
  • Trafikut, vonesave ose zgjatjes së ndalesave të planifikuara.
  • Kushteve atmosferike ose rrethanave të tjera të paparashikueshme.

Në këto raste, programi do të përshtatet sipas logjistikës, duke synuar realizimin e vizitave dhe shërbimeve të parashikuara.

Politikat e Akomodimit

Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë, në varësi të hotelit ku kryhet akomodimi.

Në rastet kur nuk është i disponueshëm një krevat dopio, mund të ofrohen dy krevate tekë të bashkuar.

Konfigurimi i krevateve dhe lloji i dhomës varen nga disponueshmëria e hotelit.

Politikat e Fëmijëve
  • Fëmijët 0–1.99 vjeç: Paguajnë €130 në total.
  • Fëmijët 2–9.99 vjeç: Përfitojnë një ulje prej €40 nga çmimi për të rritur.
  • Fëmijët 10 vjeç e lart: Paguajnë çmimin e plotë për të rritur.
Politikat e Rezervimit dhe Pagesa
  • Për konfirmimin e rezervimit kërkohet parapagimi i 50% të vlerës totale të paketës. Pjesa e mbetur duhet të paguhet jo më vonë se 10 ditë para nisjes.
  • Pagesa e kryer është e pakthyeshme nëse udhëtimi kancelohet nga klienti, sipas kushteve të rezervimit.
  • Pagesa e kryer është 100% e kthyeshme në rast se kancelimi vjen nga agjencia.
Dokumentacioni i Udhëtimit
  • Pasaporta duhet të jetë e vlefshme të paktën 3 muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Schengen dhe të jetë lëshuar brenda 10 viteve të fundit, sipas rregullave të zbatueshme për udhëtarin.
  • Udhëtarët janë përgjegjës për pajisjen me dokumentacion të plotë dhe të vlefshëm për udhëtimin.
  • Personat nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë në grup me njërin ose pa asnjërin prej prindërve duhet të pajisen me autorizimin përkatës noterial, sipas kërkesave ligjore në fuqi. Sipas kushteve të paketës, kërkohen dy kopje.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për refuzimin e hyrjes në kufi për arsye që lidhen me dokumentacionin e paplotë ose kushtet individuale të udhëtarit, në masën e lejuar nga legjislacioni në fuqi.
Fluturimet dhe Vendet në Avion
  • Udhëtimi realizohet me fluturim nga Tirana drejt Bratislavës dhe kthim nga Bratislava drejt Tiranës.
  • Pasagjerët duhet të paraqiten në aeroportin e Tiranës 2 orë përpara orarit të nisjes, për takimin me shoqëruesin e grupit dhe kryerjen e procedurave të udhëtimit.
  • Orari i fluturimeve mund të ndryshojë sipas vendimeve të kompanisë ajrore. Për çdo ndryshim, klientët do të njoftohen sapo informacioni të bëhet i disponueshëm.
  • Përzgjedhja e vendeve në avion bëhet rastësisht gjatë check-in-it online.
  • Përzgjedhja e vendeve specifike mund të ketë kosto shtesë, në varësi të kushteve të kompanisë ajrore.
Aktivitetet Opsionale dhe Shërbimet Lokale
  • Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera lokale mund të ndryshojnë sipas politikave të operatorëve përkatës. Për çdo ndryshim të konfirmuar, klientët do të informohen përpara realizimit të shërbimit.
Kushtet e Jashtëzakonshme
  • Agjencia do të informojë udhëtarët për ndryshimet e programit që mund të shkaktohen nga kushtet atmosferike, vonesat e transportit ose rrethana të tjera të paparashikueshme dhe do të veprojë në përputhje me kushtet e paketës dhe legjislacionin në fuqi.
  • Në raste të forcës madhore ose rrethanave jashtë kontrollit të agjencisë, mund të nevojiten ndryshime në itinerar ose në realizimin e shërbimeve.