NORIVA · Transparencë & besim

Privatësia juaj. Zgjedhja juaj.

Informacion i plotë mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe përdorimin e cookies.

Kthehu te udhëtimet
01 · Privatësia

Politika e privatësisë

Mbrojtja e të Dhënave Personale sipas Ligjit Shqiptar

Noriva Travel siguron mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit nr. 9887, datë 10 mars 2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar. Në përputhje me nenin 27 të ligjit, Noriva Travel zbaton masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrimi aksidental ose i paligjshëm, aksesimi i paautorizuar ose forma të tjera të përpunimit të paligjshëm. Përdoruesit mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e fshehtësisë së kredencialeve të tyre të hyrjes, përfshirë adresat e emailit dhe fjalëkalimet. Çdo dështim për t’i siguruar këto kredenciale, që rezulton në akses të paautorizuar, nuk është përgjegjësi e Noriva Travel.

Ndërsa Noriva Travel ndërmerr çdo përpjekje të arsyeshme për të siguruar sigurinë e faqes së internetit dhe sistemeve të tij, nuk mund të garantojë që faqja të jetë plotësisht e lirë nga viruse ose komponentë të tjerë të dëmshëm. Përdoruesve u rekomandohet fuqimisht të marrin masa personale mbrojtëse, si instalimi i programeve antivirus dhe sigurimi i lidhjeve të tyre të internetit.

Të dhënat personale të mbledhura nëpërmjet shërbimeve tona përpunohen vetëm për qëllime të ligjshme, specifike dhe të qarta, siç kërkohet nga neni 6 i ligjit, dhe vetëm me pëlqimin paraprak të përdoruesit. Noriva Travel garanton që të dhënat personale do të përpunohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet për të cilat janë mbledhur, siç parashikohet nga neni 28.

Duke përdorur shërbimet tona, përdoruesit konfirmojnë se e kuptojnë dhe pajtohen me këto kushte, përfshirë detyrimin e tyre për të siguruar përputhjen me të gjitha kërkesat e zbatueshme në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Për informacion të mëtejshëm, përdoruesit mund t’i referohen Ligjit nr. 9887 ose të kontaktojnë Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri.

02 · Politika e cookies

Politika e cookies

1. ÇFARË JANË COOKIES

Cookies janë skedarë të vegjel teksti që ruhen në pajisjen tuaj (kompjuter, tablet ose telefon) kur vizitoni website-in e Noriva Travel. Ato ndihmojnë website-in të funksionojë siç duhet, të mbajë mend preferencat tuaja dhe të përmirësojë përvojen e përdorimit. Cookies mund të përdoren për qëllimet e mëposhtme: • funksionimin teknik të website-it; • përmirësimin e përvojes së përdoruesit; • mbledhjen e të dhënave statistikore të agreguara dhe anonime, kur kjo lejohet shprehimisht nga përdoruesi. Cookies nuk përmbajnë viruse dhe, në parim, nuk identifikojnë drejtpërdrejt individet. Ato mund të jenë cookies sesioni (fshihen kur mbyllet shfletuesi) ose cookies të përhershme (ruhen për një periudhë të caktuar kohe). Për cookies që nuk janë thelbsore për funksionimin e website-it, përdorimi i tyre bëhet vetëm pas dhënies së pëlqimit të shprehur të përdoruesit, i cili mund të tërhiqet në çdo kohë.

2. LLOJET E COOKIES

Website-i i Noriva Travel përdor dy kategori cookies, të cilat sherbejnë për funksione të ndryshme dhe aktivizohen në përputhje me zgjedhjet e përdoruesit.

2.1 Cookies Teknike (të Domosdoshme) Këto cookies janë të nevojshme për funksionimin korrekt dhe të sigurt të website-it. Ato mundësojnë navigimin në faqe, aksesin në funksionalitete bazike dhe ruajtjen e cilësimeve teknike. Cookies teknike aktivizohen automatikisht dhe nuk kërkojnë pëlqimin paraprak të përdoruesit, pasi pa to website-i nuk mund të funksionojë siç duhet.

2.2 Cookies Analitike (Opsionale) Këto cookies përdoren për të mbledhur informacion statistikor të përgjithshëm dhe të anonimizuar mbi mënyrën se si përdoret website-i (p.sh. numri i vizitorëve, faqet më të vizituara), me qëllim përmirësimin e performances dhe cilesisë së sherbimit. Cookies analitike aktivizohen vetëm pas dhënies së pëlqimit të shprehur të përdoruesit dhe nuk përdoren për identifikimin individual të personave ose për qëllime marketingu. Noriva Travel nuk përdor cookies për qëllime marketingu ose profilizimi pa pëlqimin e veçantë të përdoruesit dhe nuk aktivizon asnjë cookie jo-thelbsore përpara dhënies së këtij pëlqimi.

3. MENAXHIMI I PËLQIMIT

Kur vizitoni website-in e Noriva Travel për herë të parë, ju shfaqet një banner informues për menaxhimin e cookies, përmes të cilit njoftoheni mbi mënyrën e përdorimit të tyre dhe ju jepet mundesia të beni zgjedhjet tuaja në mënyrë të lirë dhe të informuar. Përmes këtij mekanizmi, përdoruesi mund të: • pranojë të gjitha cookies; • refuzojë cookies quë nuk janë të domosdoshme për funksionimin e website-it; • menaxhojë preferencat e tij, duke zgjedhur në mënyrë specifike cilat kategori cookies dëshiron të aktivizojë. Cookies jo-thelbsore nuk aktivizohen përpara dhënies së pëlqimit të shprehur të përdoruesit. Zgjedhjet e bëra ruhen për një periudhë të caktuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Përdoruesi ka të drejtë të ndryshojë ose tërhiqë pëlqimin e tij në çdo kohë, përmes opsioneve të menaxhimit të cookies në website ose përmes cilësimeve të shfletuesit. Tërheqja ose ndryshimi i pëlqimit nuk prek ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara këtij veprimi. Refuzimi i cookies jo-thelbsore nuk kufizon aksesin e përdoruesit në website dhe nuk ndikon në funksionalitetet bazike të tij.

4. TË DREJTAT E PËRDORUESIT

Në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale ligji 124/2024, çdo përdorues ka të drejtë të: • pranojë, refuzojë ose menaxhojë preferencat e tij për cookies në çdo kohë; • kërkojë informacion mbi llojet e cookies të përdorura, qëllimet e tyre dhe kohzgjatjen e ruajtjes; • tërhiqni në çdo kohë pëlqimin e dhënë për përpunimin e të dhënave tuaja personale, pa asnjë pasojë negative për aksesin tuaj në shërbimet e ofruara në faqen https://norivatravel.com

Zgjedhjet në këtë faqe ruhen për 180 ditë në këtë shfletues. Cookies të domosdoshme mbeten aktive; analitika është opsionale.

Privatësia & cookies | NORIVA