Back to all trips

Paketa avioni me guide / Netherlands

Amsterdam & Giethoorn, 4 ditë

Zbuloni magjinë e Amsterdamit, ku kanalet piktoreske, arkitektura karakteristike dhe atmosfera plot jetë krijojnë një përvojë që mbetet gjatë në kujtesë. Plotësojeni udhëtimin me bukurinë përrallore të Giethoorn, fshatit magjepsës që njihet si “Venecia e Veriut”.

Noriva rating: 5/54 days / 3 nightsFrom 499.00 € / pNetherlands
Amsterdam & Giethoorn, 4 ditë

01 departure date

The short version

Your next journey.A little more to discover.

Amsterdam – 4 ditë plot zbulime, kulturë dhe përjetime unike!

Përjetoni bukurinë e Holandës në një udhëtim 4-ditor me fluturim direkt nga Tirana drejt Eindhoven dhe shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit.

Nga kanalet romantike dhe rrugicat karakteristike të Amsterdamit, te fshatrat tradicionale dhe mullinjtë ikonë të erës, ky udhëtim ju fton të zbuloni një Holandë plot ngjyra, histori dhe tradita. Eksploroni Giethoorn, fshatin përrallor me kanale ujore dhe shtëpi tradicionale, vazhdoni me atraksionet më të njohura të Amsterdamit dhe zbuloni atmosferën autentike të Volendam dhe Zaanse Schans.

Itenerari – I shpjeguar në detaje në seksionin më poshtë.

499.00 €Starting price /p
03Nights away
04Days to discover

Your trip, day by day

Itinerary

Choose any of the days to explore the plan.

01

Tirane-Amsterdam

Takimi në aeroport me shoqëruesin e udhëtimit, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Eindhoven. Nisja në orën 06:45. Mbërritja në Eindhoven në orën 09:30. Transferimi me autobus drejt Giethoorn, një nga fshatrat më piktoreskë të Holandës, i njohur si “Venecia e Veriut” për kanalet dhe shtëpitë tradicionale. Kohë e lirë për shëtitje, drekë dhe eksplorim të fshatit. Sipas dëshirës sugjerojmë shëtitje me varkë nëpër kanalet karakteristike të Giethoorn. Pas vizitës, vazhdimi i udhëtimit drejt Amsterdamit. Sistemim dhe akomodim në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e parë.

Good toknow

Included

  • Akomodimi në hotel
  • Shoqerues shqiptar
  • Bileta avioni vajtje-ardhje
  • Bagazh dore me përmasa deri në 40x30x20cm
  • Mëngjesi

Not included

  • Siguracioni i shëndetit

Make it your own

Choose yourjourney.

Select the details that matter to you. Send your request on WhatsApp and our team will confirm the availability and final offer.

No payment is taken here.
This is a request, not a confirmed booking.

Amsterdam & Giethoorn, 4 ditë

From 499.00 € / p

Checking available dates...

Adults × 2
998.00 €
Estimated total998.00 €

Based on your selected travellers. Our team confirms availability and the final price.

Your contact details

No online payment. Our team will contact you with a tailored offer.

Before you go

Questions,answered.

  1. Sa ditë zgjat udhëtimi në Amsterdam dhe Giethoorn? -Udhëtimi zgjat 4 ditë dhe përfshin vizita në Amsterdam, Giethoorn, Volendam dhe Zaanse Schans.

  2. Nga niset fluturimi për në Holandë? -Fluturimi është direkt nga Tirana drejt Eindhoven. Nga aeroporti i Eindhoven vazhdohet me autobus drejt destinacioneve të programit.

  3. A shoqërohet grupi nga një guidë shqiptare? -Po, udhëtimi zhvillohet me shoqërues shqiptar, i cili shoqëron grupin gjatë programit të udhëtimit.

  4. Çfarë mund të vizitoj në Amsterdam? -Gjatë qëndrimit mund të zbuloni Dam Square, Museumplein, kanalet karakteristike të qytetit dhe zonat e tij më të njohura. Mund të zgjidhni gjithashtu vizita në Heineken Experience, Muzeun Van Gogh, Rijksmuseum, shtëpinë-muze të Anne Frank dhe Madame Tussauds, sipas programit dhe preferencave tuaja.

  5. Çfarë e bën Giethoorn një destinacion të veçantë? -Giethoorn është një fshat piktoresk i njohur për kanalet ujore, shtëpitë tradicionale dhe urat e vogla. Vizitorët mund të shëtisin përgjatë kanaleve ose të zgjedhin një eksperiencë me varkë.

  6. Cilat destinacione të tjera përfshihen në itinerar? -Përveç Amsterdamit dhe Giethoorn, programi përfshin Volendam, një fshat tradicional peshkatarësh, dhe Zaanse Schans, i njohur për mullinjtë e erës, shtëpitë tradicionale dhe punishtet artizanale.

  7. A përfshihen shëtitjet me anije dhe hyrjet në muze në çmimin e paketës? -Shëtitja me anije në kanalet e Amsterdamit dhe vizitat në disa atraksione janë opsionale dhe mund të kenë pagesë shtesë. Përfshirja e biletave të hyrjes dhe aktiviteteve të tjera duhet të verifikohet në përshkrimin e paketës.

  8. Ku bëhet akomodimi gjatë udhëtimit? -Akomodimi bëhet në hotel në Amsterdam, sipas organizimit të paketës së udhëtimit.

  9. A ka kohë të lirë gjatë udhëtimit? -Po, itinerari parashikon kohë të lirë për shëtitje, fotografi, drekë, blerje suveniresh dhe eksplorim individual.

  10. Ku mund të rezervoj udhëtimin Amsterdam & Giethoorn? -Për informacion mbi çmimin, datat e nisjes, disponueshmërinë dhe përfshirjet e paketës, kontaktoni Noriva Travel përpara rezervimit.

Travel essentials

Travel policies

Review the guidelines for this trip before you travel.

Politikat e udhetimit

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:

• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.

• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.

• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme. Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

  • Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
  • Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
  • Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
  • Pasaporta duhet të ketë minimalisht 6 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
  • Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
  • Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

**CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.