Tirane-Amsterdam
Takimi në aeroport me shoqëruesin e udhëtimit, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Eindhoven. Nisja në orën 06:45. Mbërritja në Eindhoven në orën 09:30. Transferimi me autobus drejt Giethoorn, një nga fshatrat më piktoreskë të Holandës, i njohur si “Venecia e Veriut” për kanalet dhe shtëpitë tradicionale. Kohë e lirë për shëtitje, drekë dhe eksplorim të fshatit. Sipas dëshirës sugjerojmë shëtitje me varkë nëpër kanalet karakteristike të Giethoorn. Pas vizitës, vazhdimi i udhëtimit drejt Amsterdamit. Sistemim dhe akomodim në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e parë.


