Back to all trips

Paketa avioni me guide / Austria, Hungary, Slovakia

Budapest, Vjenë & Bratisllavë, 4 ditë

Zbulo 3 kryeqytete europiane në një udhëtim të vetëm: Budapestin, Vjenën dhe Bratislavën! Shijo lundrimin në Danub, monumentet ikonike, pallatet perandorake dhe qendrat historike të Europës Qendrore.

Noriva rating: 5/54 days / 3 nightsFrom 459.00 € / pAustria, Hungary, Slovakia
Vienna

01 departure date

The short version

Your next journey.A little more to discover.

Përjeto një udhëtim 4-ditor në Europën Qendrore me Noriva Travel, duke zbuluar Budapestin, Vjenën dhe Bratislavën. Udhëtimi nis në Budapest, ku do të shijosh një lundrim panoramik në lumin Danub, Urën e Luanëve, Parlamentin Hungarez dhe monumentet më të njohura të qytetit. Në Vjenë, do të eksplorosh arkitekturën perandorake, Pallatin Schönbrunn, Pallatin Belvedere dhe qendrën historike. Eksperienca mbyllet në Bratislavë, me rrugicat karakteristike të Old Town, Kështjellën e Bratislavës dhe Kishën Blu.

459.00 €Starting price /p
03Nights away
04Days to discover

Your trip, day by day

Itinerary

Choose any of the days to explore the plan.

01

Tiranë-Budapest

Takimi me shoqëruesin e grupit në aeroportin e Tiranës, 2 orë përpara fluturimit, për t’u prezantuar dhe për të kryer procedurat e nisjes. Në orën 14:20 nisemi me fluturim direkt nga Tirana drejt Budapestit. Mbërritja në Aeroportin e Budapestit në orën 15:35. Pas procedurave aeroportuale, nisemi drejt qendrës së qytetit. Në vijim do të zhvillojmë një shëtitje me anije në lumin Danub, ku do të kemi mundësi të admirojmë disa prej monumenteve më të rëndësishme të Budapestit dhe pamjet panoramike të qytetit.

Pas shëtitjes me anije, do të vazhdojmë me një shëtitje në këmbë drejt Urës së Luanëve (Széchenyi Chain Bridge), një nga simbolet më të njohura të Budapestit, e cila lidh Budën me Pestin. Nga ura do të shijojmë pamjet e mrekullueshme të Danubit dhe Parlamentit të Budapestit.

Më pas do të kemi pak kohë të lirë në qendër për të shijuar atmosferën festive të qytetit.

Rreth mbrëmjes nisemi drejt hotelit. Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmja e lirë.

Good toknow

Included

  • Akomodimi në hotel
  • Shoqerues shqiptar
  • Bileta avioni vajtje-ardhje
  • Bagazh dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Not included

  • Hyrje në monumente dhe muzeume
  • Gjithçka e papërmendur më siper
  • City tax (sipas tarifave të hotelit)
  • Siguracioni i shëndetit

Make it your own

Choose yourjourney.

Select the details that matter to you. Send your request on WhatsApp and our team will confirm the availability and final offer.

No payment is taken here.
This is a request, not a confirmed booking.

Budapest, Vjenë & Bratisllavë, 4 ditë

From 459.00 € / p

Checking available dates...

Adults × 2
918.00 €
Estimated total918.00 €

Based on your selected travellers. Our team confirms availability and the final price.

Your contact details

No online payment. Our team will contact you with a tailored offer.

Travel essentials

Travel policies

Review the guidelines for this trip before you travel.

Politikat e fëmijëve
  • Fëmijët 0–1.99 vjeç paguajnë 130€ total

  • Fëmijët 2–9.99 vjeç paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit

  • Fëmijët 10+ vjeç paguajnë si të rritur.

Politikat e akomodimit
  • Në rastet kur krevati dopio nuk është i disponueshëm, hoteli mund të ofrojë dy krevate tekë të bashkuar.

  • Akomodimi në dhomë teke (Single Room) aplikohet me pagesë shtesë, në varësi të hotelit dhe kushteve të paketës.

Politikat e Rezervimit dhe Pagesa
  • Për konfirmimin e rezervimit kërkohet parapagimi i 50% të vlerës totale të paketës. Pjesa e mbetur duhet të paguhet jo më vonë se 10 ditë para nisjes.

  • Pagesa e kryer është e pakthyeshme nëse udhëtimi kancelohet nga klienti, sipas kushteve të rezervimit.

  • Pagesa e kryer është 100% e kthyeshme në rast se kancelimi vjen nga agjencia.

Dokumentacioni i Udhëtimit
  • Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për të paktën 3 muaj pas datës së kthimit nga udhëtimi, nëse ky është afati i kërkuar për destinacionin përkatës.

  • Personat nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë në grup pa asnjërin ose vetëm me njërin prej prindërve duhet të pajisen me autorizimin përkatës të noterizuar, sipas kërkesave ligjore dhe të destinacionit. Rekomandohet të kenë me vete dy kopje të dokumentit.

Fluturimet dhe Vendet në Avion
  • Çdo ndryshim në oraret e fluturimit i komunikuar nga kompania ajrore do t'u njoftohet udhëtarëve sapo agjencia të marrë informacionin përkatës.

  • Vendet në avion caktohen rastësisht gjatë check-in-it online. Përzgjedhja paraprake e vendeve specifike mund të kryhet kundrejt një pagese shtesë, në varësi të politikave të kompanisë ajrore.

Kushtet e Udhëtimit dhe Forca Madhore
  • Programi i udhëtimit dhe oraret mund të pësojnë ndryshime për shkak të kushteve atmosferike, vendimeve të kompanive të transportit ose rrethanave të tjera të paparashikueshme.

  • Agjencia do t'i informojë udhëtarët për ndryshimet përkatëse dhe do të veprojë në përputhje me kushtet e paketës dhe legjislacionin në fuqi.