Back to all trips

Paketa avioni me guide / France

Paris, 4 ditë

Parisi në një udhëtim 4 ditor plot histori, elegancë dhe romantikë! Vizitoni monumentet ikonike, shëtisni përgjatë Champs-Élysées, admironi Kullën Eiffel dhe eksploroni bukuritë e qytetit të dritave.

4 days / 3 nightsFrom 419.00 € / personFrance
Paris

02 DEPARTURE DATES

The short version

Your next journey.A little more to discover.

Gjatë udhëtimit do të vizitoni Harkun e Triumfit, Sheshin Trocadéro, bulevardin e famshëm Champs-Élysées dhe Bazilikën Sacré-Cœur. Do të eksploroni zemrën historike të Parisit, nga Kopshtet e Luxembourg-ut dhe Muzeu i Luvrit, deri te Place de la Concorde, Opera Garnier dhe Katedralja Notre-Dame. Zgjidhni datën që ju përshtatet dhe përgatituni për një eksperiencë të paharrueshme në një nga qytetet më të bukura të Evropës.

419.00 €Starting price / person
03Nights away
04Days to discover

Your trip, day by day

Itinerary

Choose any of the days to explore the plan.

01

Tiranë-Paris

Takimi me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara fluturimit. Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 06:20. Mbërritja në aeroportin Beauvais të Parisit në orën 09:30. Pas proçedurave aeroportuale, nisemi drejt qytetit të Parisit ku do te vizitojmë Harkun e Triumfit, Sheshin Trokadero si dhe Bulevardi Champs Elysees. Do të nisemi më pas për shëtitje drejt Bazilikës Sacre Coeur. Pas këtyre vizitave, transferimi për në hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Good toknow

Included

  • Akomodimi në hotel
  • Shoqerues shqiptar
  • Bileta avioni vajtje-ardhje
  • Bagazh dore me përmasa deri në 40x30x20cm
  • Transfertat dhe shetitje me autobus
  • Mëngjesi

Not included

  • Hyrje në monumente dhe muzeume
  • Taksa Lokale €17/person për 3 netë (e detyrueshme)
  • Siguracioni i shëndetit

Make it your own

Choose yourjourney.

Select the details that matter to you. Send your request on WhatsApp and our team will confirm the availability and final offer.

No payment is taken here.
This is a request, not a confirmed booking.

Paris, 4 ditë

From 419.00 € / person

Checking available dates...

Adults × 2
838.00 €
Estimated total838.00 €

Based on your selected travellers. Our team confirms availability and the final price.

Your contact details

No online payment. Our team will contact you with a tailored offer.

Travel essentials

Travel policies

Review the guidelines for this trip before you travel.

Programi i Udhëtimit

Programi mund të pësojë ndryshime për shkak të:

  • Ndryshimeve në oraret e fluturimeve nga kompania ajrore.
  • Disponueshmërisë së vizitave dhe aktiviteteve opsionale.
  • Trafikut, vonesave ose zgjatjes së ndalesave të planifikuara.
  • Kushteve atmosferike ose rrethanave të tjera të paparashikueshme.

Në këto raste, programi do të përshtatet sipas logjistikës, duke synuar realizimin e vizitave dhe shërbimeve të parashikuara.

Politikat e Akomodimit
  • Nëse krevati dopio nuk është i disponueshëm, mund të ofrohen dy krevate tekë të bashkuar.
  • Akomodimi në dhomë teke (Single Room) aplikohet me pagesë shtesë, në varësi të hotelit.
Politikat e Fëmijëve
  • Fëmijët 0–1.99 vjeç: Paguajnë €130 në total.
  • Fëmijët 2–9.99 vjeç: Përfitojnë një ulje prej €40 nga çmimi për të rritur.
  • Fëmijët 10 vjeç e lart: Paguajnë çmimin e plotë për të rritur.
Politikat e Rezervimit dhe Pagesa
  • Për konfirmimin e rezervimit kërkohet parapagimi i 50% të vlerës totale të paketës. Pjesa e mbetur duhet të paguhet jo më vonë se 10 ditë para nisjes.
  • Pagesa e kryer është e pakthyeshme nëse udhëtimi kancelohet nga klienti, sipas kushteve të rezervimit.
  • Pagesa e kryer është 100% e kthyeshme në rast se kancelimi vjen nga agjencia.
Dokumentacioni i Udhëtimit
  • Pasaporta duhet të ketë të paktën 3 muaj vlefshmëri në momentin e nisjes së udhëtimit.
  • Personat nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë me njërin ose pa asnjërin prej prindërve duhet të pajisen me autorizimin përkatës noterial, sipas kërkesave ligjore në fuqi.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për refuzimin e hyrjes ose kthimin e udhëtarëve nga autoritetet kufitare për shkak të dokumentacionit të paplotë, ndalimeve të hyrjes, dëbimit ose arsyeve të tjera që lidhen me udhëtarin.
Fluturimet dhe Vendet në Avion
  • Udhëtimi realizohet me fluturime direkte nga Tirana drejt Paris Beauvais dhe anasjelltas.
  • Pasagjerët duhet të paraqiten në pikën e takimit 2 orë përpara orarit të nisjes së fluturimit, për takimin me shoqëruesin e grupit.
  • Orari i fluturimeve mund të ndryshojë sipas vendimeve të kompanisë ajrore. Për çdo ndryshim, klientët do të njoftohen sapo informacioni të bëhet i disponueshëm.
  • Orari përfundimtar i fluturimeve do të konfirmohet në dokumentacionin e udhëtimit përkatës.
Aktivitetet Opsionale dhe Shërbimet Lokale
  • Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera lokale mund të ndryshojnë sipas politikave të operatorëve përkatës. Për çdo ndryshim të konfirmuar, klientët do të informohen përpara realizimit të shërbimit.
Kushtet e Jashtëzakonshme
  • Agjencia do të informojë udhëtarët për ndryshimet e programit që mund të shkaktohen nga kushtet atmosferike, vonesat e transportit ose rrethana të tjera të paparashikueshme dhe do të veprojë në përputhje me kushtet e paketës dhe legjislacionin në fuqi.
  • Vendimi për lejimin e hyrjes në një shtet i takon autoriteteve kufitare. Agjencia nuk mund të garantojë hyrjen në destinacion në rast të dokumentacionit të paplotë ose të kufizimeve individuale të udhëtimit.