Back to all trips

Paketa Individuale / Czechia

Pragë, 4 ditë

Praga ofron një kombinim të veçantë të arkitekturës mesjetare, rrugëve historike dhe atmosferës karakteristike të Europës Qendrore. Ky udhëtim është një mundësi për të njohur kryeqytetin çek përmes monumenteve të tij, shesheve historike, urave mbi lumin Vltava dhe lagjeve që ruajnë identitetin e qytetit. Mund të vizitoni dhe Marketin e Pashkëve në Old Town Square

Noriva rating: 5/54 days / 3 nightsFrom 175.00 € / pCzechia
Prage

01 departure date

The short version

Your next journey.A little more to discover.

Praga shpaloset përmes shtresave të ndryshme të historisë së saj: nga rrugicat mesjetare të Old Town dhe sinagogat e Josefov, te oborret e Kalasë së Pragës dhe silueta e Katedrales së Shën Vitusit. Në anën tjetër të lumit, Malá Strana ruan ndërtesa baroke, kalime të qeta dhe lidhjen me ishullin Kampa e Urën e Karlit.

Itinerari përfshin edhe pika që tregojnë një fytyrë tjetër të kryeqytetit çek, si Sheshi Wenceslas, Shtëpia Vallëzuese dhe kalaja e Vyšehradit, prej nga hapen pamje mbi Vltavë. Mes vizitave, mund të ndalesh në kafene tradicionale dhe të provosh specialitete vendase, për ta përjetuar qytetin përtej monumenteve të tij.

175.00 €Starting price /p
03Nights away
04Days to discover

Your trip, day by day

Itinerary

Choose any of the days to explore the plan.

01

Mbërritja në Pragë dhe shëtitja e parë në qytet

19–22 Mars | Tiranë – Pragë

Akomodimi: Hotel Roma Prague. Fluturimi vajtje: Tiranë – Pragë, 19 Mars, ora 18:40. Fluturimi i kthimit: Pragë – Tiranë, 22 Mars, ora 21:20.

Itinerari është përgatitur duke marrë si referencë datat 19–22 mars 2027.

Hotel Roma Prague ndodhet në lagjen Malá Strana, një nga zonat më karakteristike dhe piktoreske të qytetit. Pozicioni i tij është shumë i favorshëm për të eksploruar Pragën në këmbë, pasi ndodhet pranë stacionit të tramvajit Újezd dhe ka lidhje të mira me pjesën tjetër të qytetit.

Dita e parë do të jetë e rezervuar kryesisht për mbërritjen, sistemimin në hotel dhe një shëtitje të shkurtër në zonën përreth. Pas mbërritjes në aeroport, transferimit drejt Hotel Roma Prague dhe përfundimit të procedurave të akomodimit, mund të marrësh pak kohë për të pushuar përpara se të dalësh për darkë.

Pas sistemimit, mund të nisni shëtitjen në lagjen historike Malá Strana, një nga zonat më karakteristike të qytetit (Falas). Më pas, do të vazhdoni drejt Kampa Island, një zonë piktoreske buzë lumit Vltava (Falas), dhe Lennon Wall, i njohur për grafitet dhe mesazhet shumëngjyrëshe (Falas).

Mbrëmjen mund ta përfundoni në Charles Bridge, urën historike që lidh Malá Strana me qytetin e vjetër (Falas). Për darkë, mund të zgjidhni një nga restorantet tradicionale të zonës dhe të provoni specialitete çeke si Goulash ose Svíčková.

Good toknow

Included

  • Akomodimi në hotel
  • Bileta avioni vajtje-ardhje
  • Bagazh dore me përmasa deri në 40x30x20cm
  • Mëngjesi

Not included

  • Hyrje në monumente dhe muzeume
  • Gjithçka e papërmendur më siper
  • Trasnfertat aeroportuale
  • Transporti lokal nuk përfshihet

Make it your own

Choose yourjourney.

Select the details that matter to you. Send your request on WhatsApp and our team will confirm the availability and final offer.

No payment is taken here.
This is a request, not a confirmed booking.

Pragë, 4 ditë

From 175.00 € / p

Checking available dates...

Adults × 2
350.00 €
Estimated total350.00 €

Based on your selected travellers. Our team confirms availability and the final price.

Your contact details

No online payment. Our team will contact you with a tailored offer.

Before you go

Questions,answered.

TRANSPORTI NGA AEROPORTI DHE LËVIZJA NË QYTET?

  • Për transferimin nga Václav Havel Airport drejt Hotel Roma Prague, alternativa më ekonomike është transporti publik. Nga aeroporti mund të marrni linjën 59, e cila të çon në stacionin Nádraží Veleslavín. Aty mund të kaloni në metronë A, në drejtim të Depo Hostivař, dhe të zbresni në Malostranská. Nga ky stacion mund të vazhdoni me tramvaj drejt Újezd, ku hoteli ndodhet shumë pranë stacionit. Koha totale e udhëtimit është afërsisht 45–55 minuta, në varësi të pritjeve dhe lidhjeve.

  • Nëse udhëtoni me valixhe të mëdha ose preferoni më shumë komoditet, mund të përdorni Bolt ose Uber. Udhëtimi me makinë nga aeroporti deri në hotel zgjat afërsisht 25–35 minuta, në varësi të trafikut. Çmimi ndryshon sipas orarit dhe kërkesës, ndaj rekomandohet ta kontrolloni në aplikacion përpara rezervimit.

  • Për lëvizjet brenda qytetit, Praga ka një rrjet shumë të mirë tramvajesh, metroje dhe autobusësh. Për pjesën më të madhe të itinerarit nuk do të keni nevojë për transport, pasi atraksionet kryesore janë të lidhura mirë me njëra-tjetrën dhe mund të vizitohen në këmbë. Për distancat më të gjata, veçanërisht drejt Vyšehrad, mund të përdorni transportin publik.

  • Aplikacioni që do të rekomandonim të shkarkoni është PID Lítačka, ku mund të bleni bileta dhe të kontrolloni linjat e transportit. Për biletat, kontrolloni tarifat zyrtare për periudhën e udhëtimit, pasi çmimet mund të ndryshojnë.

KU TË SHIJOSH USHQIM TË MIRË NË PRAGË?

  • Gjatë qëndrimit në Pragë do të sugjeronim të provoni sa më shumë gatime tradicionale çeke, duke zgjedhur restorante që kanë një raport të mirë mes cilësisë dhe çmimit. Ndër gatimet që nuk duhet të humbisni është Svíčková, një pjatë me mish viçi, salcë kremoze dhe dumplings. Gjithashtu, provo Goulash, një gatim tradicional me mish dhe salcë të pasur, si dhe Smažený sýr, djathin e skuqur që shërbehet zakonisht me patate ose salcë tartar.

  • Për një eksperiencë më autentike, Lokál U Bílé kuželky është një nga alternativat që do të mbaja në listë. Tlustá myš dhe Ferdinanda janë gjithashtu të përshtatshme për të provuar gatimet tradicionale. Për një drekë të shpejtë ose një vakt më ekonomik, mund të kërkoni edhe bistro lokale jashtë shesheve kryesore turistike.

  • Për kafe dhe ëmbëlsira, Artic Bakehouse është një zgjedhje e mirë për një ndalesë të thjeshtë, ndërsa Café Savoy është më i përshtatshëm nëse dëshironi një ambient elegant dhe një eksperiencë pak më speciale. Gjatë shëtitjeve në qendër do të shikoni edhe shumë vende që shesin Trdelník, një ëmbëlsirë në formë cilindrike që mund ta provoni si një snack gjatë ditës.

  • Për kokteje, Hemingway Bar është zgjedhja për një mbrëmje më elegante dhe Alenka Cocktail Bar për një ambient kreativ e më pranë hotelit. Beyond The Bar është një alternativë tjetër për kokteje moderne. Për Hemingway Bar rekomandohet rezervimi paraprak, sidomos gjatë fundjavës.

KËSHILLA PËRPARA UDHËTIMIT

  • Për këtë udhëtim do të rekomandonim këpucë të rehatshme, pasi rrugët e Pragës kanë shumë kalldrëm dhe do të ecni relativisht shumë. Në Mars temperaturat mund të jenë ende të ulëta, ndaj merrni me vete një xhaketë të ngrohtë, veshje me shtresa dhe një çadër të vogël në rast shiu.

  • Monedha zyrtare në Çeki është korona çeke (CZK), megjithëse shumica e restoranteve, dyqaneve dhe kafeneve pranojnë pagesa me kartë. Mbani gjithsesi pak para fizike për shpenzime të vogla. Kur paguani me kartë dhe terminali të ofron zgjedhjen midis CZK dhe EUR, zakonisht është më mirë të zgjedhni monedhën vendase, CZK.

  • Sugjerimi jonë i fundit: Mos e kthe udhëtimin në një garë për të vizituar sa më shumë vende. Lër pak kohë për të humbur në rrugicat e Malá Strana, për të pirë një kafe buzë Vltava dhe për të shijuar Charles Bridge pa u nxituar. Janë pikërisht këto momente që do ta bëjnë Pragën një udhëtim të veçantë.