Kthehu te të gjitha udhëtimet

Paketa avioni me guide / Francë, Zvicër

Krishtlindje në Colmar & Strasbourg, 4 ditë

Ka disa vende që gjatë Krishtlindjeve duken sikur kanë dalë nga një përrallë… dhe Colmar e Strasbourg janë padyshim mes tyre. Këtë dhjetor, ju ftojmë të zbulojmë së bashku bukurinë e Alsace, nga rrugicat plot ngjyra të Colmar-it te dritat dhe tregjet festive të Strasbourg-ut, me ndalesa edhe në Basel dhe Mulhouse

Vlerësimi Noriva: 5/54 ditë / 3 netNga 519.00 € / pFrancë, Zvicër
Krishtlindje në Colmar & Strasbourg, 4 ditë

01 DATË NISJEJE

Përmbledhja

Udhëtimi yt i radhës.Më shumë për të zbuluar.

Përjetoni një udhëtim magjik 4-ditor në zemër të Evropës, ku traditat e Krishtlindjeve, arkitektura historike dhe atmosfera festive krijojnë një eksperiencë të paharrueshme. Programi përfshin vizita panoramike dhe kohë të lirë për të eksploruar qytetet, për të shijuar tregjet e Krishtlindjeve dhe për të zbuluar traditat lokale.

519.00 ۂmimi fillestar /p
03Net qëndrimi
04Ditë për të zbuluar

Udhëtimi yt, ditë pas dite

Itinerari

Zgjidh një nga ditët për të parë programin.

01

Tiranë-Basel

Takimi me shoqëruesin e grupit në aeroportin e Tiranës, 2 orë përpara fluturimit, për t’u prezantuar dhe për të kryer procedurat e nisjes. Nisemi me fluturim direkt nga Tirana drejt Aeroportit Basel-Mulhouse-Freiburg. Mbërritja në orën 08:10. Pas procedurave aeroportuale, marrjes së bagazheve dhe grumbullimit të grupit, rreth orës 09:00 nisemi drejt Basel-it. Pas mbërritjes në Basel do të zhvillojmë një shëtitje në qendrën historike të qytetit. Do të vizitojmë Marktplatz, Rathaus, rrugicat karakteristike të Old Town dhe zonën e Mittlere Brücke*, një nga urat më të njohura mbi lumin Rhine. Në vijim do të kemi kohë të lirë për të shijuar atmosferën festive të Basel-it dhe tregjet e Krishtlindjeve, ku sheshet dhe rrugët e qytetit zbukurohen me drita, dekorime dhe stenda tradicionale. Pasdite nisemi drejt Mulhouse, ku ndodhet hoteli ynë. Pas mbërritjes do të bëjmë sistemimin dhe akomodimin Në mbrëmje do të kemi mundësi të shëtisim në qendrën e Mulhouse, Place de la Réunion, zemra e qytetit të vjetër, ku ndodhen disa prej ndërtesave më karakteristike të Mulhouse, përfshirë Ancien Hôtel de Ville dhe Temple Saint-Étienne si dhe do të vazhdojmë me pas vizittën ntë tregun tradicional të Krishtlindjeve, duke shijuar atmosferën festive të qytetit.

Mbrëmje e lirë për të shijuar atmosferën festive.

Mirë tëdihet

Përfshihet

  • Akomodimi në hotel
  • Shoqerues shqiptar
  • Bileta avioni vajtje-ardhje
  • Bagazh dore me përmasa deri në 40x30x20cm
  • Mëngjesi

Nuk përfshihet

  • Hyrje në monumente dhe muzeume
  • Gjithçka e papërmendur më siper
  • City tax (sipas tarifave të hotelit)
  • Siguracioni i shëndetit

Bëje sipas dëshirës

Zgjidhudhëtimin tënd.

Zgjidh detajet që të interesojnë. Dërgo kërkesën në WhatsApp dhe ekipi ynë do të konfirmojë disponueshmërinë dhe ofertën përfundimtare.

Këtu nuk kryhet pagesë.
Kjo është kërkesë, jo rezervim i konfirmuar.

Krishtlindje në Colmar & Strasbourg, 4 ditë

Nga 519.00 € / p

Po kontrollohen datat e disponueshme...

Të rritur × 2
1038.00 €
Totali i parashikuar1038.00 €

Bazuar në udhëtarët e zgjedhur. Ekipi ynë konfirmon disponueshmërinë dhe çmimin përfundimtar.

Të dhënat e kontaktit

Pa pagesë online. Ekipi ynë ju kontakton me ofertën e përshtatshme.

Informacione për udhëtimin

Rregullat e udhëtimit

Shiko rregullat për këtë udhëtim para nisjes.

Programi i Udhëtimit

Programi mund të pësojë ndryshime për shkak të:

  • Ndryshimeve në oraret e fluturimeve nga kompania ajrore.
  • Disponueshmërisë së vizitave dhe aktiviteteve opsionale.
  • Trafikut, vonesave ose zgjatjes së ndalesave të planifikuara.
  • Kushteve atmosferike ose rrethanave të tjera të paparashikueshme.

Në këto raste, programi do të përshtatet sipas logjistikës, duke synuar realizimin e vizitave dhe shërbimeve të parashikuara.

Politikat e Akomodimit
  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë, në varësi të hotelit.
  • Në rastet kur nuk është i disponueshëm një krevat dopio, mund të ofrohen dy krevate tekë të bashkuar.
  • Kushtet e akomodimit dhe konfigurimi i krevateve varen nga disponueshmëria e hotelit.
Politikat e Fëmijëve
  • Fëmijët 0–1.99 vjeç: Paguajnë €130 në total.
  • Fëmijët 2–9.99 vjeç: Përfitojnë një ulje prej €40 nga çmimi për të rritur.
  • Fëmijët 10 vjeç e lart: Paguajnë çmimin e plotë për të rritur.
Politikat e Rezervimit dhe Pagesa
  • Për konfirmimin e rezervimit kërkohet parapagimi i 50% të vlerës totale të paketës. Pjesa e mbetur duhet të paguhet jo më vonë se 10 ditë para nisjes.
  • Pagesa e kryer është e pakthyeshme nëse udhëtimi kancelohet nga klienti, sipas kushteve të rezervimit.
  • Pagesa e kryer është 100% e kthyeshme në rast se kancelimi vjen nga agjencia.
Dokumentacioni i Udhëtimit
  • Pasaporta duhet të jetë e vlefshme të paktën 3 muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Schengen dhe të jetë lëshuar brenda 10 viteve të fundit, sipas rregullave të zbatueshme për udhëtarin.
  • Udhëtarët janë përgjegjës për pajisjen me dokumentacion të plotë dhe të vlefshëm për udhëtimin.
  • Personat nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë në grup me njërin ose pa asnjërin prej prindërve duhet të pajisen me autorizimin përkatës noterial, sipas kërkesave ligjore në fuqi. Sipas kushteve të paketës, kërkohen dy kopje.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për refuzimin e hyrjes në kufi për arsye që lidhen me dokumentacionin e paplotë ose kushtet individuale të udhëtarit, në masën e lejuar nga legjislacioni në fuqi.
Fluturimet dhe Vendet në Avion
  • Udhëtimi realizohet me fluturim direkt Tiranë – Basel dhe Basel – Tiranë.
  • Pasagjerët duhet të paraqiten në aeroportin e Tiranës 2 orë përpara fluturimit, për takimin me shoqëruesin e grupit dhe kryerjen e procedurave të nisjes.
  • Orari i fluturimeve mund të ndryshojë sipas vendimeve të kompanisë ajrore. Për çdo ndryshim, klientët do të njoftohen sapo informacioni të bëhet i disponueshëm.
  • Përzgjedhja e vendeve në avion kryhet rastësisht gjatë check-in-it online.
  • Përzgjedhja e vendeve specifike mund të ketë kosto shtesë, në varësi të kushteve të kompanisë ajrore.
Aktivitetet Opsionale dhe Shërbimet Lokale
  • Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera lokale mund të ndryshojnë sipas politikave të operatorëve përkatës. Për çdo ndryshim të konfirmuar, klientët do të informohen përpara realizimit të shërbimit.
Kushtet e Jashtëzakonshme
  • Agjencia do të informojë udhëtarët për ndryshimet e programit që mund të shkaktohen nga kushtet atmosferike, vonesat e transportit ose rrethana të tjera të paparashikueshme dhe do të veprojë në përputhje me kushtet e paketës dhe legjislacionin në fuqi.
  • Në raste të forcës madhore ose rrethanave jashtë kontrollit të agjencisë, mund të nevojiten ndryshime në itinerar ose në realizimin e shërbimeve.