Kthehu te të gjitha udhëtimet

Paketa avioni me guide / Itali

Milano-Liqenet Como & Maggiore, 2 ditë

Mes elegancës së qyteteve dhe bukurisë magjike të liqeneve të Italisë çdo moment kthehet në një kujtim të veçantë. Ujëra të kristalta, pamje romantike dhe emocione që mbeten gjatë në zemër.

Vlerësimi Noriva: 5/52 ditë / 1 natëNga 289.00 € / pItali
Milano

01 DATË NISJEJE

Përmbledhja

Udhëtimi yt i radhës.Më shumë për të zbuluar.

Një udhëtim mes qyteteve elegante dhe liqeneve më piktoreske të Italisë. Zbulo Komon, Tremezzo, Bellagio dhe Menaggio përmes shëtitjeve panoramike dhe lundrimeve me traget, përjeto atmosferën plot stil të Milanos, ndërsa Liqeni Maggiore plotëson këtë eksperiencë mes peizazheve mahnitëse dhe momenteve të paharrueshme.

289.00 ۂmimi fillestar /p
01Natë qëndrimi
02Ditë për të zbuluar

Udhëtimi yt, ditë pas dite

Itinerari

Zgjidh një nga ditët për të parë programin.

01

Tiranë-Milano

Takimi në aeroportin “Nënë Tereza” me shoqëruesin, 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi Tiranë – Milano Malpensa: 06:05 – 08:10. Pas mbërritjes dhe përfundimit të procedurave aeroportuale, nisemi me autobus drejt Liqenit Como, një prej perlave më të bukura të Italisë. Ndalesa e parë është Como, ku do të vizitojmë qendrën historike, Katedralen dhe shëtitoren buzë liqenit. Më pas, vazhdojmë drejt Tremezzos, për të shijuar pamjet panoramike dhe atmosferën magjepsëse të zonës. Eksperienca vijon me lundrim me traget drejt Bellagios, fshatit piktoresk me rrugica karakteristike, ku do të kemi kohë të lirë për shëtitje dhe drekë. Më pas, një tjetër lundrim na çon në Menaggio, ku do të shijojmë bukurinë e shëtitores buzë liqenit. Pas një dite të mbushur me peizazhe mahnitëse dhe momente të veçanta, nisemi drejt Milanos, ku do të akomodohemi në hotel dhe do të kemi mbrëmjen të lirë.

Mirë tëdihet

Përfshihet

  • Akomodimi në hotel
  • Shoqerues shqiptar
  • Bagazh dore me përmasa deri në 40x30x20cm
  • Transfertat dhe shetitje me autobus
  • Mëngjesi

Nuk përfshihet

  • Hyrje në monumente dhe muzeume
  • Gjithçka e papërmendur më siper
  • City tax (sipas tarifave të hotelit)
  • Siguracioni i shëndetit

Bëje sipas dëshirës

Zgjidhudhëtimin tënd.

Zgjidh detajet që të interesojnë. Dërgo kërkesën në WhatsApp dhe ekipi ynë do të konfirmojë disponueshmërinë dhe ofertën përfundimtare.

Këtu nuk kryhet pagesë.
Kjo është kërkesë, jo rezervim i konfirmuar.

Milano-Liqenet Como & Maggiore, 2 ditë

Nga 289.00 € / p

Po kontrollohen datat e disponueshme...

Të rritur × 2
578.00 €
Totali i parashikuar578.00 €

Bazuar në udhëtarët e zgjedhur. Ekipi ynë konfirmon disponueshmërinë dhe çmimin përfundimtar.

Të dhënat e kontaktit

Pa pagesë online. Ekipi ynë ju kontakton me ofertën e përshtatshme.