Tirane-Rome
Takimi me stafin tonë në Aeroportin “Nënë Tereza”, 2 orë përpara fluturimit, sipas orarit të përcaktuar. Pas mbërritjes në Romë, nisim zbulimin e qytetit përmes disa prej pikave të tij më ikonike: Piazza Venezia, Altare della Patria dhe Panteoni. Më pas, kohë e lirë për drekë në një nga restorantet lokale, për të shijuar shijet autentike italiane. Pas drekës, vazhdojmë shëtitjen drejt Fontana di Trevi, Piazza di Spagna dhe Piazza del Popolo, duke përjetuar atmosferën unike të kryeqytetit italian. Në përfundim të vizitave, kthimi në hotel, sistemimi dhe akomodimi.


