Back to all trips

Paketa avioni me guide / Turkey

Stamboll, 3 ditë

Zbulo Stambollin, qytetin që bashkon Europën dhe Azinë, në një udhëtim plot histori, kulturë dhe pamje mahnitëse. Nga Bosfori dhe Shën Sofia te rrugicat shumëngjyrëshe të Balatit, përjeto magjinë e një prej qyteteve më të veçanta të Turqisë.

Noriva rating: 5/53 days / 2 nightsFrom 329.00 € / pTurkey
Istanbul

06 DEPARTURE DATES

The short version

Your next journey.A little more to discover.

Stambolli është vendi ku dy kontinente takohen dhe ku çdo rrugë fsheh një histori për t’u zbuluar. Nga lundrimet magjepsëse në Bosfor dhe monumentet madhështore të së kaluarës, te pazaret plot jetë, lagjet shumëngjyrëshe dhe shijet autentike turke, çdo moment të fton të përjetosh një anë të re të këtij qyteti. Një udhëtim mes kulturave, traditave dhe kontrasteve që e bëjnë Stambollin një destinacion të paharrueshëm me Noriva Travel.

329.00 €Starting price /p
02Nights away
03Days to discover

Your trip, day by day

Itinerary

Choose any of the days to explore the plan.

01

Tirane-Stamboll

Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 3 orë para nisjes së avionit. Fluturimi direkt për në Stamboll. Mbërritja në Stamboll. Vazhdimi i udhëtimit në drejtim të Istanbul Akuarium. Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve. Pas vizitave, vazhdojme drejt hotelit, sistemim dhe akomodim në Hotel në zonën Taksim. Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës. Darka e lirë nën sugjerimin e guidës.

Good toknow

Included

  • Akomodimi në hotel
  • Shoqerues shqiptar
  • Bagazhe dore 3kg + valixhe 20kg
  • Transfertat dhe shetitje me autobus
  • Mëngjesi

Not included

  • Hyrje në monumente dhe muzeume
  • Gjithçka e papërmendur më siper
  • Taksa Lokale 2 euro/person/natë (e detyrueshme)
  • Lundrim me anije në Bosfor €15/person (e detyrueshme)
  • Nata Turke €40/person (opsionale)
  • Akuariumi €32/person (opsionale)
  • Siguracioni i shëndetit

Make it your own

Choose yourjourney.

Select the details that matter to you. Send your request on WhatsApp and our team will confirm the availability and final offer.

No payment is taken here.
This is a request, not a confirmed booking.

Stamboll, 3 ditë

From 329.00 € / p

Checking available dates...

Adults × 2
658.00 €
Estimated total658.00 €

Based on your selected travellers. Our team confirms availability and the final price.

Your contact details

No online payment. Our team will contact you with a tailored offer.

Travel essentials

Travel policies

Review the guidelines for this trip before you travel.

Programi i Udhëtimit

Programi mund të pësojë ndryshime për shkak të:

  • Ndryshimeve në oraret e fluturimeve nga kompania ajrore.

  • Disponueshmërisë së vizitave dhe aktiviteteve opsionale.

  • Trafikut, vonesave ose zgjatjes së ndalesave të planifikuara.

-Kushteve atmosferike ose rrethanave të tjera të paparashikueshme.

Në këto raste, programi do të përshtatet sipas logjistikës, duke synuar realizimin e vizitave dhe shërbimeve të parashikuara.

Politikat e Akomodimit
  • Nëse krevati dopio nuk është i disponueshëm, mund të ofrohen dy krevate tekë të bashkuar.

  • Akomodimi në dhomë teke (Single Room) aplikohet me pagesë shtesë, në varësi të hotelit.

Politikat e Fëmijëve
  • Për fëmijët e moshës 0–1.99 vjeç, çmimi i paketës është 65 €.

  • Fëmijët e moshës 2–10 vjeç përfitojnë 20 € zbritje nga çmimi i paketës.

Politikat e Rezervimit dhe Pagesa
  • Për konfirmimin e rezervimit kërkohet parapagimi i 50% të vlerës totale të paketës. Pjesa e mbetur duhet të paguhet jo më vonë se 10 ditë para nisjes.

  • Pagesa e kryer është e pakthyeshme nëse udhëtimi kancelohet nga klienti, sipas kushteve të rezervimit.

  • Pagesa e kryer është 100% e kthyeshme në rast se kancelimi vjen nga agjencia.

Dokumentacioni i Udhëtimit
  • Pasaporta duhet të ketë të paktën 6 muaj vlefshmëri pas datës së kthimit, nëse ky është afati i kërkuar për destinacionin përkatës.

  • Të miturit nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë në grup pa asnjërin ose vetëm me njërin prej prindërve duhet të pajisen me autorizimin përkatës të noterizuar, sipas kërkesave ligjore dhe të destinacionit. Rekomandohet të kenë me vete dy kopje të dokumentit.

  • Çdo udhëtar është përgjegjës për pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm dhe përmbushjen e kërkesave të hyrjes në destinacion.

Fluturimet dhe Vendet në Avion
  • Çdo ndryshim në oraret e fluturimit i komunikuar nga kompania ajrore do t'u njoftohet udhëtarëve sapo agjencia të marrë informacionin përkatës.

  • Vendet në avion caktohen rastësisht gjatë check-in-it online. Përzgjedhja paraprake e vendeve specifike mund të kryhet kundrejt një pagese shtesë, në varësi të politikave të kompanisë ajrore.

Aktivitetet Opsionale dhe Shërbimet Lokale
  • Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera lokale mund të ndryshojnë sipas politikave të operatorëve përkatës. Për çdo ndryshim të konfirmuar, klientët do të informohen përpara realizimit të shërbimit.
Kushtet e Jashtëzakonshme
  • Agjencia do të informojë udhëtarët për ndryshimet e programit që mund të shkaktohen nga kushtet atmosferike, vonesat e transportit ose rrethana të tjera të paparashikueshme dhe do të veprojë në përputhje me kushtet e paketës dhe legjislacionin në fuqi.

  • Vendimi për lejimin e hyrjes në një shtet i takon autoriteteve kufitare. Agjencia nuk mund të garantojë hyrjen në destinacion në rast të dokumentacionit të paplotë ose të kufizimeve individuale të udhëtimit.