Tirane-Stamboll
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 3 orë para nisjes së avionit. Fluturimi direkt për në Stamboll. Mbërritja në Stamboll. Vazhdimi i udhëtimit në drejtim të Istanbul Akuarium. Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve. Pas vizitave, vazhdojme drejt hotelit, sistemim dhe akomodim në Hotel në zonën Taksim. Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës. Darka e lirë nën sugjerimin e guidës.


